Fëmijëria e vështirë e Dele Alli me nënën e alkolizuar

Harry Kane mund t’i marr duartrokitjet, por të mërkurën mbrëma Tottenham Hotspur kishte një tjetër yll që shkëlqeu ndaj Real Madridit.

Ai quhet Bamidele Jermaine Alli – i njohur si Dele, ndërsa kishte munguar në ndeshje e zhvilluar në Santiago Bernabeu, shkaku i suspendimit.

“Ai është një lojtar me agresivitet ofenziv, sulmon zonat dhe di të jetë shumë i rrezikshëm’, ka thënë pas ndeshjes Mauricio Pochettino.

“Ai e kupton shumë mirë lojën, dhe ka mentalitet e vetëbesim”.

Po jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë e bukur sikurse që është tani. Arsyeja pse Dele nuk e mban mbiemrin e familjes së tij në fanellë për shumë kë ka qenë e paditur.

Pas një fëmijërie të vështirë, ai tani është duke i shqyrtuar marrëdhëniet me familjen e tij.

Në moshën 13 vjeçare, ai u largua nga shtëpia që të jetojë në një familje që e adaptoi, për ta larguar nga rruga dhe vendi që i sillte gjithmonë probleme.

Kehinde dhe Denise, janë prindërit biologjik të Allit dhe ishin njohur në një klub natë. Pas një kohë të shkurtër që qëndruan së bashku, lindën një djalë që quhej Dele. Ai ishte fëmija i tretë i Denises, me tre baballarë të ndryshëm.

Kehinde, është një princ milioner nga Nigeria, dhe dëshironte të qëndronte fillimisht me djalin e tij. Por pas një jave ai u largua drejt SHBA-së. Ai u kthye pas tetë viteve dhe e mori djalin e tij të jetojë në Nigeri.

Një adaptim shumë i vështirë për të riun, pasi duhet të njihej me një kulturë të re dhe jetë ta panjohur për të. Pas një kohe ai me babanë e tij kaloi të jetojë në Houston, duhet bërë që ai të rritej duke udhëtuar, sa andej sa kundjes.

Pasi ishte një djalosh me të ardhme në futboll, ai vendosi të kthehet në Angli, për të tentuar për një karrierë profesionale.

Fëmijëria e komplikuar

Fillimisht Alli u kthye të jetoj në Milton Keynes të mamaja e tij. Denise kishte probleme të mëdha me alkoolin, duke bërë që Dele të kthehej në një fëmijë rrugësh dhe shoqërohej edhe me njerëz të rritur.

Për herë të parë, jeta e tij rrezikohej nga droga dhe armët. Është një periudhë që ai nuk dëshiron ta bisedojë me të tjerët.

Kur çështja e mamasë së tij, Denises, u thelluan me drogën dhe alkoolin, shërbimet sociale ndërhyn. Alli u hoq nga ajo shtëpi dhe u vendos në kujdesin e Alan dhe Sally Hickford.


Më në fund ai gjeti një atmosferë të favorshme për karrierën e tij të futbollit që filloi aty. Në moshën 14 vjeçare, ai u bashkua me Milton Keynes Dons. Ai me ekipin e parë debutoi në moshën 16 vjeçare. Ai debutoi në ndeshjen ndaj Cambridge Cityt në FA Kupë e cila u mbyll 0-0.

Aty filloi gjithçka, pasi në ndeshjen kthyese skuadra e tij fitoi 6-1 me Allin që e kishte shënuar golin e parë.

Nga aty filloi edhe rritja e tij e madhe.

Në dimrin e vitit 2015, Tottenhami ndau 7 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij. Debutimi me skuadrën e njohur angleze erdhi një vit më vonë.

Në më pak se tre kampionate të luajtura ai sot ka 108 ndeshje, ku ka shënuar 37 gola dhe ka dhënë 25 asistime.

Ai e ka një vend të sigurt në Kupën e Botës me Anglinë e tij.

“Ne nuk i duam paratë tuaja”, i kishte thënë nëna e tij, në një përpjekje të fundit për tu pajtuar me djalin e saj, që tani është një super yll i futbollit.

Prindërit e Allit që prej asaj kohe janë ribashkuan dhe po përpjekën që të kthejnë lidhjen me djalin tyre.

Aktualisht ai nuk e mban emrit Bamidele Jermaine Alli. Tani, ai thjesht është Dele.

Share With:
Translate »
987 Views