Fëmijët dhe oraret e tyre të fjetjes, doktoreshë Lira Gjika: “Gjumi i drekës duhet të hiqet patjetër”

Rëndësia e orareve të gjumit për fëmijët jo gjithmonë respektohet nga të rriturit. E ftuar në emisionin “Ditë pas dite” në RTSH, pediatria Lira Gjika ka dhënë disa këshilla tepër të vlefshme, duke u shprehur se gjumi i drekës për fëmijët e vegjël duhet të shmanget patjetër.

Sipas doktoreshës gjumi i drekës për fëmijët shërben vetëm për rehatinë e të rriturve.

“Gjumi është shumë i rëndësishëm. Fëmijët duhet të flenë në 20:30 duhet të bëhet 10 orarëshi  i domosdoshëm deri në 13 vjeç. Gjumi është i panegociueshëm. Është vërtetuar shkencërisht që një njeri nëse nuk fle rregullisht, truri fillon dhe çedon. Pra nuk ndodhin procese trunore, sepse duhet koha”, tha doktoresha.

Ndërkohë ajo këshillon se: “Gjumi i drekës nuk duhet të jetë. Fëmija në drekë duhet të flejë nëse do. Në kopësht duhet hequr sepse është për të ndenjur rehat të rriturit. Sepse i çrregullon orarin e darkës që duhet të shkojë në 20:30 në krevat”, u shpreh doktorshë Lira Gjika.

Share With:
Translate »
94 Views