Fëmijët e befasojnë me letrën emocionuese, Armand Duka nuk mban dot lotët

I ftuar “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, kreu i FSHF-së Armand Duka është befasuar nga një letër e shkruajtur nga vajza dhe djali i tij. Alketa Vejsiu ka lexuar tekstin e letrës suprizë që mallëngjeu Dukën

“I dashur babi sa e vështirë të gjesh fjalët për të folur për ty. Një baba i mrekullueshëm që na frymëzon në jetë e në familje. Unë dhe Klejdi të falenderojmë shumë për punën e madhe që ke bërë për ne për të na edukuar me vlerat më të mira njerëzore. Ne duhet të bëjmë shumë punë që të jemi sadopak afër asaj që përfaqëson ti edhe pse vizioni yt është i pariprodhueshëm. Është e vështirë ta riprodhosh vizionin e një njeriu të madh, por siç ti na kushtove jetën, edhe ne do t’i përkushtohemi përmbushjes së vizionit tënd për gjithçka, në jetë dhe në punë. Në momentet e vështira gjithmonë mendoj, babi ja del çdo ditë, duhet t’ja dal dhe unë.”

“Je vërtetë një shpirt i madh dhe i bukur, një lundërtar i detit të jetës dhe dallgëve të detit. Sfidon dhe ato më të lartat dhe se humb kurrë drejtimin! Ashtu speciale është dashuria jote për detin që për ne është metafora më e bukur e lirisë, jetës, sfidave, pafundësisë, të bukurës, jetës së mrekullueshme. Të falenderojmë që çdo ditë gjen kohën për ne, për mua, Kleitin, mamin edhe çunat, Aidan e Aairo. Ata akoma nuk e kuptojnë çfare gjyshi kanë. Edhe unë e di që vetëm emri i tyre të bën të buzëqeshësh.Je heroi jonë, busulla e jetës, mentori dhe mësimi më i madh për ne. Por mbi të gjitha një baba shembullor, dhe siç e kemi zakon si familje nuk bëjmë shumë komplimenta, por me gjithë zemër të themi je krenaria jonë dhe të duam shumë.”

Kreu i FSHF-së, Duka tha se është shumë i lumtur që ai dhe bashkëshortja e tij kanë bërë maksimumin që t’i bëjnë fëmijët e tyre të aftë dhe të vlefshëm për shoqërinë.

Armand DukaAta që janë shkruar mbase janë shumë, por mbase janë të përshtatshme për çdo prind. Çdo prind bën të njëjtën gjë, bën maksimumin për t’i edukuar mirë dhe nëse unë dhe Suela kemi arritur t’i bëjmë për aftë dhe të vlefshëm për shoqërinë, jam shumë i lumtur për këtë.

Share With:
Translate »
30 Views