Fëmijët e prindërve që konsumojnë alkool janë më agresivë

Fëmijët e prindërve të cilët konsumojnë alkoolin mund të kenë më shumë shanse që të kenë lidhje të dhunshme gjatë kohës së rinisë, tregon një studim.

Sipas Universitetit në Institutin Buffalo Research, shkaqet e dhunës gjatë kohës si adoleshentë mund të identifikohen në fëmijërinë e hershme.

Jennifer A. Livingston, ka studiuar 144 adoleshentë për 12 muaj, prindërit e të cilëve ishin përdorues të alkoolit.

Ajo ka mbledhur dhe analizuar me rregull të dhënat për të caktuar faktorët që mund të ndikojnë që adoleshentët të tregohen abuzivë ose të dhunshëm gjatë marrëdhënieve të tyre.

Studimi tregon se fëmijët e lindur nga njëri ose të dy prindërit si konsumues të alkoolit, nuk mund të kontrollojnë sjelljen e tyre, gjë e cila çon deri te sjellja e tyre agresive.

Share With:
Translate »
893 Views