Fëmijët, njëkohësisht me viroza dhe grip
Luhatja e temperaturave dhe ndryshimi i kushteve atmosferike ka shtuar rastet e fëmijëve që kanë nevojë për ndihmën e specialistit.
Sipas mjekëve pediatër ndër shqetësimet kryesore që shfaqin të vegjlit janë kolla e thatë, temperatura apo dhe infeksione në rrugët e frymëmarrjes.
Bektash Mandri, mjek pediatër: Simptomat kanë qenë nga më të ndryshmet, kanë qenë kollë, temperaturë, sekrecione nga hundët, lotim të syve. Ndërlikimet më të shpeshta që na japin infeksionin e bajameve, por që është një infeksion, në shumicën e rasteve është rezistent ndaj mjekimit.
Përveç virozave të stinës sipas mjekëve nuk mungojnë as rastet me grip tek moshat e vogla.
Bektash Mandri, mjek pediatër: Ka plot raste që janë të prekur nga gripi i stinës. Gripi fillon me simptoma të lehta, në ditën e 3-4 situata rëndohet, dhe nga dita e 7 pothuajse gjendja e organizmit fillon rikuperimin e plotë.
Në shumë fëmijë ndodh të ketë edhe një kombinim të virozave dhe gripit njëkohësisht.
Mjekët apelojnë prindërit që të mos i mbajnë fëmijët në shtëpi, nëse shfaqin temperaturë të lartë si dhe të tregojnë kujdes me ushqyerjen, gjatë kohës që ata janë të sëmurë.