Tragjedi nga moti në Malësi të Madhe/ Makina u mor nga uji, vdesin babë e bir shpëton vajza

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bogë, në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin babai, djali dhe vajza banorë të zonës.

Fatkeqësisht babi dhe djali kanë ndërruar jetë. Ndërsa vajza ka arritur të shpëtonte.

“Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi Pjeter Gjoka, rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit” informoi policia e Shkodres

Pjetër Gjoka ishte drejtuesi i mjetit që mori uji përpara në afërsi të Bogës. Bogë është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015 u bë pjesë e bashkisë Malësi e Madhe.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

Share With:
Translate »
114 Views