Fëmijët që nuk janë vaksinuar plotësisht do të detyrohen të mbajnë maskë
Akademia Amerikane e Pediatrisë ka deklaruar se fëmijët që janë të moshës 2 vjeç ose më të mëdhenj dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht kanë ende nevojë të mbajnë maskë kundër Covid-19.
Udhëzimi i ri rekomandon që fëmijët të mbajnë maskë në shkollë, në ambiente të tjera të përbashkëta me fëmijë të tjerë, por dhe kur luajnë në salla të mbyllura apo në natyrë kur ka kontakte të ngushta.
Maskat e fytyrës duhet të përdoren jashtë nëse fëmija është në një grup të madh, ose kur është e pamundur të mbash distancë të mirë fizike nga të tjerët. Agjencia Amerikanë e Pediatrisë gjithashtu rekomandon që maska të mbahet dhe në shtëpi kur një anëtar i familjes është me Covid.
SHBA është një nga vendet që po vijon vaksinimin më masë të popullsisë, por sipas raporteve fëmijët që janë nën moshën 12 vjeç ende nuk lejohen që të vaksinohen