Festë në familjen Fejzuallahu! Buna ka ditëlindjen dhe mami me babin zgjodhën fjalët më të bukura të botës për të

Sot ka festë në familjen e Ermal Fejzullahut, pasi vajza e tij Buna feston ditëlindjen. Këngëtari dhe partnerja, Ariana kanë zgjedhur disa fjalë domethënëse për ta uruar të bijën në këtë ditë kaq të rëndësishme.

“Urime ditëlindjen bukuroshja e babit, Buna. T’i uroj të gjitha të mirat e botës. Të do babi shumë.”, ka shkruar Ermali krahas fotos të së bijës. Ndërsa Ariana e ka uruar me pak fjalë: “Gëzuar ditëlindjen jeta jem Buna.”

Ariana dhe Ermali kanë katër fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Anëtarja më e re e familjes është vajza Ana e cila erdhi në jetë në vitin 2019. /abcnews.al

Share With:
Translate »
435 Views