Fëmijët shqiptar VIP që erdhën në jetë në 2018-tën, por ende nuk i njohim

Gjatë këtij viti personazhe të njohur të ekranit në fusha të ndryshme provuan emocionin e ardhjes në jetë të një fëmije. Por siç ndodh shpesh, një pjesë e tyre preferojnë të mos e tregojnë imazhin e të vegjëlve.

Disa për shkak të bestytnive, të tjerë sepse kështu zgjedhin të veprojnë, personazhet publikë nuk kanë dashur ta shuajnë kuriozitetin e publikut, ndonëse ky i fundit është i madh. Për ta familja është e shenjtë dhe kanë vendosur ta mbajnë të tillë, larg syve të medias apo publikut, duke ruajtur nga vëmendja më të vegjëlit.

Ansi Agolli

Futbollisti i njohur i bë prind i një djali të cilin e pagëzoi me emrin Blodin. Deri tani nuk ka asnjë foto ku shfaqet imazhi i plotë i të voglit.

Marin Orhanasi

Aktori i njohur i ‘Portokalli’ u bë baba për herë të dytë i një djali që e pagëzoi me emrin Ueis. Ende nuk ka një imazh të të voglit.

Agon Amiga

Reperi i njohur u bë baba për herë të parë, kur në jetë erdhi i vogli Noel. Ai ka publikuar vetëm një foto me të voglin dhe e ka mbajtur larg syve kuriozë të publikut.

Visjan Ukcenaj

Aktori i ‘Duplex’ u bë baba për herë të parë pak muaj më parë, kur erdhi në jetë Divin. Ai nuk dëshiron që i vogli të ekspozohet në rrjete sociale.

Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku provuan ndjesinë e të qenit prindër pak muaj më parë. Në jetë erdhi Ajka, imazhi i së cilës nuk është zbuluar ende për publikun dhe gjasat janë të mos zbulohet për shumë kohë.

Eno Popi

Moderatori i njohur u bë baba i Liv. Vajza erdhi në jetë në SHBA dhe ende nuk e kemi parë se si duket, pasi i ati është treguar tepër i rezervuar për të.

Image result for eno popi behet baba

Erisa Xhixho

Politikania e njohur u bë nënë për herë të dytë dhe solli në jetë Nikol. Fotot krah saj janë të rralla dhe në të gjitha shmanget shfaqja e fytyrës.

Maya

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, e pranoi vetëm pak ditë më parë se ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm që e quajti Jonas. Duke marrë parasysh se këngëtarja e fshehu për një kohë të gjatë shtatzëninë edhe imazhin e të voglit ka gjasa të mos e tregojë për shumë kohë.

Labinot Gashi

Moderatori kosovar u bë baba për herë të parë i një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Rroa. Pritet që moderatori të vazhdojë ta mbajë të fshehtë imazhin e saj.

Image result for labinot gashi behet baba

Andi Lila

Futbollisti i Kombëtares u bë baba për herë të dytë. Këtë herë i një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Axa. E vogla është ende e panjohur për publikun.

Floriana Garo

Moderatorja e suksesshme u bë nënë për herë të parë e një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Adia. Floriana nuk dëshiron ta shfaqë imazhin e së voglës për publikun. / RevistaWho.Com

 

Share With:
Translate »
653 Views