Fëmijët thyejnë rekordin botëror

14 nxënësit e një shkolle fillore në Japoni kanë thyer rekordin botëror duke kërcyer në lojën me litar 225 herë brenda një minute. Në një video të publikuar nga Dailymail duket se si ata janë sinkronizuar me njëri-tjetrin duke bërë që gjithcka të shkojë mirë dhe të gjithë të ndjekin ritmin. Duket sikur ata nuk ndalojnë kurrë pasi lëvizjet e tyre janë shumë të shpejta.  Mendohet që secili fëmijë ka kërcyer rreth 18 herë brenda minutit, duke bërë që të mendojnë se mund të hyjnë në Librin e Rekordeve Guiness për pak muaj. Skuadra e tyre ka arritur të mposhtë rekordin ‘Hiromi’ që mbahej prej fëmijëve të shkollës me po të njëjtën emër prej 4 vitesh.

Share With:
Translate »
705 Views