Femra më e shkurtër në botë asnjë shpresë për tu bërë nënë, ndodh mrekullia
Shtatzënia e nënës më të shkurtër në botë, mund t’i shkaktonte asaj shtypjen e mushkërive dhe zemrës por tani është një nënë krenare e tre fëmijëve.
Nëna më e vogël në botë, pretendonte se ajo do të kishte tre fëmijë pa marrë parasysh se sa e vështirë do të ishte për të, edhe nëse do të rrezikonte jetën e saj.
“Ne nuk e kemi në plan të kemi më shumë se dy fëmijë, vetëm mendojmë se ata janë një dhuratë e madhe për botën dhe kur i shoh ata, unë shoh Willim dhe ndihem kaq i mbushur me dashuri, është e vështirë të mos i dua aq shumë”, ka thënë Herald.
Ajo tha se shtatëzania mund të vriste atë për shkak rritjes së një fëmijë brenda por ajo ka sfiduar çdo mjek në mënyrë që të ketë fëmijë në moshën 36 vjeçare.
Burri i saj, Wil Herald, 27 vjeç, është i gjatë dhe mund të qëndrojë normalisht në këmbë.
Ata janë takuar në vitin 2000, dhe u martuan në vitin 2004. Ata donin të kishin fëmijë, të krijonin familje, kështu që kur mjekët paralajmëruan zonjën Herald që të mos rrezikonin të kishin një fëmijë, ajo u shqetësua.
Megjithatë çifti donin të rrezikonin dhe morën përgjegjësinë e të gjitha rreziqeve, teksa Herald mbet shtatzënë tetë muaj pas martesës.
Ajo më pas lindi dy vajza, dhe një djalë, si fëmija më i vogël. Melakia, djali duhej të vendosej në inkubator në kujdesin intensiv pas lindjes në mënyrë cezariane.
“Për një moment më thanë se zemra e tij kishte ndaluar dhe menduam se ai nuk mund të mbijetojë. Por fatmirësisht mjekët arritën të shpëtonin atë”, ka thënë nëna.