Fermerët flasin për vajzat e tyre, Flori: Jam xheloz i tmerrshëm
Flori dhe Roberti biseduan së bashku për fëmijët e tyre dhe raportin që kanë me vajzat.
Aktori tha se është shumë xheloz për vajzën e tij.
Ndërsa Roberti tha se kjo është e gabura dhe ai është i lirë me fëmijët e tyre.
Aliaj tregoi një histori me vajzën e tij dhe shokun e saj, ku u shpreh se nuk ndjeu xhelozi.
Pjesë nga biseda:
Flori: Unë jam shumë xheloz për vajzën. Ajo është në një moshë tani që po rritet, ku fillojnë dhe pëlqimet e para.
Roberti: E ke gabim. Gjatë kohës kur isha në Franc, krijuam miqësi me një familje franceze. Fëmijët ishin të vegjël dhe luanin së bashku. Dolëm njëherë në pyll dhe fëmijët pasi u lodhën u shtrinë në bar dhe në një moment vajza ime hipën sipër atij cunit, nuk u bëra fare xheloz. I bëra një foto me aparat, ishin shumë të lezetshëm.