Fero dhe Arbenita vunë bast se kujt i ngjan më shumë Nina dhe njëri fitoi!

Një muaj më parë, jeta e Arbenita Ismajlit dhe Feros ndryshoi plotësisht. Dyshja u bënë prindër për herë të parë, me një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina.

Fero dhe Arbenita nuk kanë dashur ta zbulojnë portretin e të voglës dhe deri më tani u treguan shumë të rezervuar me publikimin e fotove të saj.

Së fundmi, modelja ka vendosur që të mos e mbajë më të fshehtë dhe dje  ka zbuluar për të gjithë portretin ëngjëllor të vogëlushes dhe të gjithë po thonë njëzëri se është kopja e mamit të vet.

Në postimin e bërë, ajo pyeti publikun kujt i ngjan më shumë vajza dhe shumica nga ndjekësit e modeles thanë që i ngjan Arbenitës. Dhe në këtë mënyrë, modelja fitoi bastin që kishte vënë me Feron. Një bast që u plotësua shumë shpejt nga babai i së vogëlushes.

Arbenita ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale këto kohë. Ajo ka ndarë postime të ndryshme me ndjekësit e saj dhe një foto e publikuar ditën e djeshme i la të gjthë pa fjalë.

Ajo publikoi në Instagram një foto të saj, të cilën e ka shkrepur 2 javë pas lindjes së vajzës. Arbenita duket në foto me bel shumë të hollë dhe të njëjtat linja fizike si më parë kur nuk ishte në pritje të ëmbël. Duke qenë modele profesioniste me siguri Arbenita do të ketë ditur shumë mirë se si mund t’i kthejë sërish format trupore dhe prandaj ja ka dalë mbanë kaq shpejt.

Share With:
Translate »
162 Views