Fero ndan foton e parë familjare dhe zbulon emrin e vajzës

Dita e sotme ishte një bekim për çiftin Arbenita-Fero! Dyshja janë bërë prindër për herë të parë me një vajzë. Arbenita ishte e para që dha lajmin e bukur për ndjekësit e saj. Ajo publikoi një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. Imazhin e saj ajo e mbuloi me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.

24.04”, shkroi Arbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Ndërkohë Fero ka ndarë i pari foton e parë familjare. Ai postuar në Instagram imazhin e parë përkrah Arbenitës dhe të voglës së tyre. Fero dhe Arbenita duket se i kanë sytë të mbushur me lot nga gëzimi! Reperi ka zbuluar me publikimin e fotos dhe emrin e vogëlushes.

“24.04.21 Faleminderit Allah! Princeshë Nina. Kënga më e mirë që kam bërë”, ka shkruar Fero përkrah fotos.

 

 

Emri Nina rrejdh nga hebraishtja dhe do të thotë Zoti është i hirshëm dhe mund të vijë gjithashtu nga gjuha spanjolle që do të thotë “vajzë e vogël”. Gjithashtu Fero ka publikuar foton e dorës së vajzës, ku janë shënuar të gjitha të dhënat e lindjes. E vogla ka lindur në orën 1:31 pas mesnate dhe peshon 3610g.

Share With:
Translate »
381 Views