Festat e para me Ajkën dhe shtëpia e Besit dhe Xhensilës nuk mund të ishte më e bukur se kaq

E diela është një ditë që i kushtohet familjes!

Dhe Xhensila Myrtezaj ka treguar se dje ka preferuar të qëndrojë në shtëpi duke ndjekur nga ekrani emisionin e bashkëshortit të saj Bes Kallaku.

Këngëtarja ka ndarë për ndjekësit edhe disa pamje të arredimit që ka bërë me rastin e festave të fundvitit.

Xhensila shkruan “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, teksa publikon një video ku shihet një ambient i ngrohtë me oxhak dhe bredhi që ndriçon pranë tij.

Nuk e dimë se ku ishte Ajka në ato momente, por me siguri pranë nënës së saj duke ndjekur babi Besin në “BE CAFFEE”.

Share With:
Translate »
815 Views