Vijnë në jetë binjaket, aktorja bëhet nënë për herë të pestë dhe në shtëpi e pret super surpriza

Jacqueline Bracamontes është aktorja meksikane, e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nëpërmjet disa roleve shumë të suksesshme. Vetëm dy ditë më parë ajo u bë përsëri nënë dhe në jetë erdhën dy vajzat e saj, Emilia dhe Paula. Tani ajo është nënë e 5 vajzave dhe më e lumtur se kurrë ka festuar ditëlindjen e saj.

Sigurisht që në një ditë si kjo surprizat e shumta nuk kanë munguar dhe më të bukurën e ka marrë nga bashkëshorti i saj. Ai e ka mirëpritur në shtëpi me një ambient të mbushur me tollumbace gold dhe rozë, të cilat krijojnë një atomsferë vajzash. E lumtur për këtë, aktorja ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video për të bërë pjesë të festës edhe fansat e saj.

Share With:
Translate »
807 Views