Festë në familjen Gjebrea! Zonjusha e vogël Anna është sot vajza e ditëlindjes!

E vogla e shtëpisë së Ardit Gjebreas dhe Anilës, Anna, është sot vajza e ditëlindjes.

Koha po kalon shpejt dhe Anna është kthyer tashmë në një zonjushë të vogël, e cila feston ditëlindjen e dymbëdhjetë.

Tashmë, ajo ka edhe një llogari personale në Instagram dhe ka ndarë surprizën e parë të ditës së saj speciale, një tortë të dedikuar me qirinjtë me numrin dymbëdhjetë.

“E gëzofsha ditëlindjen”- shkruan Anna krahas fotos ku etiketon familjarët e saj.

I pari që e ka uruar në rrjete sociale ishte vëllai i saj i madh, Joni, i cili ka ndarë një foto të vjetër motër e vëlla.

“Gezuar ditelindjen dashuria ime vogel ❤️”- ka shkruar Joni krahas fotos së ëmbël me motrën e tij më të vogël.

Këtë foto e ka ripostuar në llogarinë e tij edhe producenti Gjebrea, i cili ka zgjedhur ta urojë kështu të voglën, duke shpërndarë foton e fëmijëve të tij.

 

 

Arditi është tepër i lidhur me të bijën dhe këtë e tregon shpesh në rrjete sociale. Ata janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit dhe Anna, si qershia mbi tortë, është gjithmonë kryefjala e shtëpisë së tyre.

Share With:
Translate »
814 Views