Feston ditëlindjen në një ditë me të birin, sa vjeç bëjnë sot Çiljeta Xhilaga dhe Fernando?

Çiljeta Xhilaga, një nga këngëtaret të njohura dhe më të dashura në Shqipëri feston sot ditëlindjen. Por në këtë ditë ajo ka dy arsye për të festuar pasi edhe djali i saj, Fernando ka lindur në të njëjtën datë.

Çiljeta sot feston ditëlindjen e 39, ndërsa djali i saj mbush 11 vjeç.

“Gëzuar ditëlindjen për në. Shpirtra binjak”, shkruan Çiljeta krah një video ku ka shkëputur momente speciale me djalin e saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Çiljeta bëri të ditur se është diplomuar në Kriminologji dhe ka nisur të ushtrojë këtë profesion.

Share With:
Translate »
183 Views