Aksidenton mbesën në oborrin e shtëpisë në Krujë, ndërron jetë në vend 2-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një shtetas ka aksidentuar mbesën e tij në oborrin e banesës

Shtetasi M.K ishte duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ku ka shtypur mbesën 2-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve të marra, vajza ka ndërruar jetën.

“Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
Translate »
87 Views