Feston për herë të parë Ditën e Nënave, Afërdita Dreshaj merr surprizën më të bukur nga motra

Amerika feston në 9 maj Ditën e Nënave, ndërkohë urimet kanë nisur të shpërndahen që ditën e sotme. Afërdita Dreshaj, e cila prej vitesh jeton në SHBA, këtë vit feston për herë të parë këtë ditë të rëndësishme për të gjitha gratë.

Në muajin mars ajo u bë nënë për herë të parë. Afërdita u bekua më nje djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Sky Blu. Kështu duke qenë se Sky është ende shumë i vogël, Afërdita ka marrë surprizë për ditën e nënave nga motra e saj, Jehona.

Ajo i ka bërë një buqetë me lule të shumta shumëngjyrëshe që Afërditës i kanë pëlqyer shumë. Së bashku me buqetën Jehona i ka shkruar edhe një shënim shumë të ëmbël motrës së saj.

“Gëzuar Ditën e Nënës për herë të parë! Faleminderit që bekove botën me Sky. Të Dua, Hona”, i ka shkruar motra në shënim.

Gjatë ditës së sotme Afërdita publikoi një foto të babit të saj të ndjerë, për të treguar se sa shumë i mungon dhe të gjithë nisën të komentonin se djali i saj është një kopje e të atit. Këto mesazhe e bën Afërditën të përlotet dhe të ndihet e lumtur për këtë ngjashmëri të të birit me gjyshin e tij që s’jeton më.

Share With:
Translate »
130 Views