Fier, automjeti përplas 5-vjeçaren, humb jetën për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier paraditen e së shtunën.  Një automjet ka përplasur një fëmijë 5-vjeç në fshatin Kurjan, Roskovec.

Afifela Metohu ka qenë në trotuarin përpara banesës së saj kur është aksidentuar nga mjeti tip “Ford që drejtohej nga Leonard Abedinaj.

E mitura ndërroi jetë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10.

“Drejtuesi i mjetit Leonard Abedinaj, 41-vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale,”-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Share With:
Translate »
975 Views