Fiks për princesha, dalin pamje nga dhoma e vogëlushes Sia

Moderatorja e njohur Amarda Toska dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi siç dihet janë prindër të dy fëmijëve, një djali që quhet Joel dhe një vajze që quhet Sia. Vogëlushja Sia vetëm pak muaj më parë mbushi 1 vjeç dhe prindërit e saj kanë filluar të publikojnë shpesh video të saj që kanë marrë vëmendjen e publikut.

Pak minuta më parë, Ami ka publikuar një ‘Boomerang’ ku shihet teksa e vendos Sia në gjumë. Vogëlushja shfaqet në krevat ndërkohë që siç duket nuk do të shtrihet, por të luajë me librat e saj.

Një vëmendje të madhe padyshim ka marrë edhe dhoma e Sias në të cilën siç duket në video mbizotëron ngjyra rozë dhe e bardhë. Në të shihet krevati vogëlushes dhe pranë tij një kolltuk i bardhë, ndërsa perdet janë ngjyrë rozë.

Share With:
Translate »
855 Views