Filippo Inzaghi baba për herë të dytë: “Emilia, të dua jeta ime”

Filippo Inzaghi është bërë baba për herë të dytë. Partnerja e tij Angela Robusti solli në jetë Emilian, fëmija e dytë e çiftit, pas Edoardos të lindur 15 muaj më parë. Ish-sulmuesi, aktualisht trajner i Reggina, e ka pritur me gëzim ardhjen e Emilias në rrjetet sociale. Javët e fundit Angela Robusti kishte thënë se dëshironte të lindte në Brescia. Ajo ka dashur mbështetjen e prindërve në ditët e para të bebit, përpara se të kthehej në Reggio Calabria, ku çifti ka gjetur cepin e tyre të parajsës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Robusti (@anneannetteiris)

Dy prindërit e rinj i kanë treguar ndjekësve të tyre lajmin për lindjen e fëmijës në profilet e tyre sociale. Angela Robusti ka publikuar një foto me vogëlushen teksa i jepte gji, duke shkruar “Emilia. Mrekullia e dytë që më ka dhuruar babi yt. Të dua jeta ime”. Pak më parë Filippo Inzaghi kishte bërë të ditur lajmin në Instagram me një foto të dorës së vogël të vogëlushes: “Sot, në ditën e parë e pranverës, erdhe ti Emilia, gëzimi ynë i pamasë. Mami është shkëmb, po e merr veten! Me zemrën plot dashuri ju falenderoj për urimet e shumta”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pippo Inzaghi (@pippoinzaghi)

Share With:
Translate »
63 Views