“Filmat e animuar s’janë vetëm për fëmijë”, regjisori i “Pinocchio” reagon pas nominimit për çmimin Oscar

Regjisori dhe skenaristi i filmit “Pinocchio”, Guillermo del Toro ka reaguar pas nomiminit të veprës së tij për çmimin “Oscar”. Ai ka sjellë një histori ndyshe të këtij personazhi të njohur nga të gjihtë që në fëmijëri, historinë e Pinokut, drurit që u bë “fëmijë i vërtetë”.

Filmi i regjisorit meksikan del Toro është nominuar në kategorinë e “Filmat më të mirë të animuar”. Pikërisht pasi është bërë i ditur ky nominim, regjisori ka reaguar për BBC, duke thënë se “i animuar” nuk do të thotë për fëmijë. Në këtë formë ai ka dashur të shmang keqinterpretimin se Pinoku i tij, është vetëm për fëmijë.

“Ne e kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi se filmat e animuar nuk është zhanër vetëm për fëmijë. Është pjesë e kinemasë dhe ne do vazhdojmë ta themi çdo vit, kujtdo që i jepet mundësia, për të pasur dalje para publikut duhet ta thotë. Mendoj se pak nga pak do e fitojmë këtë betejë, sepse animimet na kanë dhënë disa nga imazhet më të bukura në historinë e filmave”, tha për BBCGuillermo del Toro.

Filma të tjerë të nominuar në kategorinë e filmave më të mirë të animuar në “Oscar” veç “Pinocchio” janë: “Marcel the Shell With Shoes On”, “Puss in Boots: The Last Wish”, “The Sea Beast”,“Turning Red”. Ndarja e çmimeve do të bëhet më 12 Mars 2023

Një fakt interesant është së në vitin 2022 janë prodhuar dy filma të frymëzuar nga historia e Pinokut me po të njëjtin titull “Pinocchio”, filmi i Del Toros dhe ai i Robert Zemeckis, e ndërsa filmi i Guillermo del Toro është nominuar për “Oscar”, ai i prodhuar nga Disney ka marrë një nominim në “Razzie”, si filmi me aktorin më të keq, Tom Hanks në rolin e Xhepetos, babait të Pinokut.

Share With:
Translate »
96 Views