Tjetër rekord i zi/ Shqipëria e 4-a për numrin për fëmijët minorenë që të vetëm kërkojnë azil në Itali
Shqipëria renditet ndër katër vendet me numrin më të lartë të fëmijëve minorenë që të vetëm kërkojnë azil në Itali
Viti 2022 u mbyll me 1347 minorenë shqiptarë të pashoqëruar që strehohen në qëndrat e emigrantëve në Itali.
Minorenët shqiptarë ia kalojnë në numër atyre që mbërrijnë nga Afganistarni, Pakistani, Bregu i Fildishtë, Guinea, Eritrea etj.
Vetëm brenda muajit dhjetor 2022 janë 49 minorenë shqiptarë pa prindër që kanë kërkuar strehim nga autoritetet italiane.
Mes 1347 minorenëve shqiptarë në Itali, 45 janë vajza të mitura.
Shifra preokupuese që dëshmojnë se Shqipëria e 2023 është vendi ku prindër të dëshpëruar për të shpëtuar fëmijët e tyre të mitur nga varfëria e egërisa e një realiteti që nuk i garanton të ardhme.