Fiori Dardha në përqafimin më të ngrohtë në botë
Me siguri Fiori Dardha do të donte të ishte edhe njëherë bebe që të ndihej e sigurt ne krahët e nënës. Një dëshirë që e ka shumëkush, por për Fiorin mund të jetë më e madhe në momente si këto, kur nëna e saj po kurohet pasi po lufton me një sëmundje të rëndë, siç ka pohuar gazetarja.
Fiori ka treguar se gjendet shpesheherë pranë saj për t’i dhënë mbështetjen që i duhet e duke i kthyer çdo gjë që dikur mamaja ka bërë për të.
“Vendi më i sigurt në botë është në krahët e mamit. 40 vjet më parë”, ka shkruar Dardha krah fotos së fundit e cila duhet t’i ketë zgjuar shumë kujtime.
Edhe ne ndajmë të njëjtin mendim si Fiori, rreth e qark t’i biesh botës, vendin më të sigurt e gjejmë tek krahët e nënës.
