Arbana ka gjetur zgjidhjen perfekte! Dielli ka nisur “të përfshihet” që tani në punët e mamit!

Rreth një muaj më parë, moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj, u bënë prindër të vogëlushit Diell ndërsa Joni u bë me vëlla.

Tashmë, Arbana është bërë një nënë me kohë të plotë, megjithatë ajo ka gjetur mundësinë edhe të punojë.

Sigurisht që s’mund të ndahet dot nga vogëlushi Diell, ndaj moderatorja ka gjetur zgjidhjen më të mirë!

Ajo e ka marrë me vete të birin, ndaj sot Dielli ka shkuar në sheshin e xhirimeve për një reklamë të mami Arbanës.

Kjo e fundit ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan ndër të tjeraË

“Në set per here te pare ishte edhe Dielli im i vogel (not pictured?#momlife”

 

Share With:
Translate »
385 Views