Fitoi betejën me kancerin, Missi i parë i Kosovës rrëfet mes lotësh: I mbajta premtimin djalit
Në emisionin “Ftesë në 5” ka rrëfyer betejën me kancerin.
“Ishte shumë e vështirë t’u tregoje miqve, familjarëve, por akoma më e vështirë ishte t’u tregoja dy fëmijëve. Vajzës, Arbës nuk ia shpjegova me detaje se ishte e vogël, ndërsa djalit i bëra një premtim që do kthehesha shëndoshë e mirë”, u shpreh Paqarada.
Ajo u emocionua pasi dëgjoi edhe një videomesazh nga e motra, Isidora, e cila e përgëzoi për forcën dhe guximin gjatë përballjes me sëmundjen.
Edhe 51 vjeç, Afërdita vijon të jetë në super formë dhe sekreti qëndron tek aktiviteti fizik dhe kujdesi në mënyrën se si ushqehet.