Fitorja e PS-së në Kombinat, Balluku shfaqet së bashku me të bijën: Belen është pjesë e fitores

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Belinda Balluku, ka falënderuar të gjithë ata persona që i kanë mbështetur në këto zgjedhje të 25 prillit. Teksa shpallën fitoren në zonën e Kombinatit, Balluku u shpreh se ka qenë një fushatë atipike e bërë në kushtet e pandemisë.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Socialistët dhe jo socialistët, të gjithë ata që na mirëkuptuan, na mbështetën në këtë fushatë që ka zgjatur për 6 muaj të tërë. Ka qenë një fushatë atipike e bërë në kushtet e pandemisë.

Fitorja e PS-së në Kombinat, Balluku shfaqet së bashku me të

Nuk kemi lënë pa parë asnjë në sy, pa dëgjuar, pa u dëgjuar hallet, e siç thotë kryeministri e ti qajmë hallin”, tha Balluku.

Kjo e fundit u shpreh se është një person me fat, se është e rrethuar me njerëz që besojnë te e mira.

“Nuk kam qenë vetëm në rrugëtimin tim. Këta burra dhe gra që janë pas meje mendojnë si unë.  Mendojnë dhe besojnë se njerëzit kanë nevojë për punën, për një të ardhme që duket që sot se është e shkëlqyer.

Fitorja e PS-së në Kombinat, Balluku shfaqet së bashku me të

Janë shokët e mi që punojnë me të njëjtën dashuri për PS, për Shqipërinë. Asnjë nga ne nukdo të ishte këtu me këtë fitore apo fitoret e tjera, nëse në krye nuk do të kishim Edi Ramën në krye”, tha Balluku.

Më pas ajo falënderoi babanë e saj, i cili ka shkuar me të në fushatë për Partinë Socialiste dhe jo për të. Gjithashtu Belinda kishte vendosur që në këtë dalje për mediat të merrte dhe të bijën.

Fitorja e PS-së në Kombinat, Balluku shfaqet së bashku me të

“Falënderoj babanë që erdhi në fushatë për PS dhe jo për mua. Por pavarësisht se jam totalisht kundër ekspozimit të fëmijëve të mi, sot vendosa të marr Belen me vete. Sepse ajo dhe vëllai, janë një pjesë e rëndësishme e kësaj fitore. Nëse Belen dhe i vëllai nuk do të kishin insistuar që të rrija më shumë më to, nuk do të ia kisha dalë që të kisha këtë rezultat. Por Belen dhe i vëllai kuptuan se kjo është një luftë për ta dhe fëmijët shqiptarë. Më lejuan që të punoja maksimalisht dhe kemi pasur ditë që nuk arritëm ta shohim njëri tjetrin, por erdhëm me fitore. Belen është pjesë e kësaj fitoreje. Ky është vetëm fillimi, përpara na pret një punë e madhe”, tha ajo.

Fitorja e PS-së në Kombinat, Balluku shfaqet së bashku me të

Fitorja e PS-së në Kombinat, Balluku shfaqet së bashku me të

Share With:
Translate »
493 Views