Fjalët e djalit të Angelina Jolie për të ëmën tregojnë se sakrificat e saj nuk kanë shkuar dëm

Maddox Jolie-Pitt ka zbuluar si ishte të punonte me të ëmën në filmin e saj First they Killed My Father dhe për “kohët e vështira” për familjen.

Djali i lindur në Kamboxhia, 16 vjeç është producent ekzekutiv në projektin e Jolie-së në Netflix, ku ai  merrej me takimet, përgatitjet dhe ndihmonte me tekstin ndërsa Jolie drejtonte si regjisore.

“U mundova të ndihmoja ku të mundesha”, ka thënë Maddox. “Ajo është argëtim, të argëton dhe ta lehtëson punën. Ajo është një mrekulli”.

Filmi është një përshtatje e librit me kujtime të aktivistes së të drejtave të njeriut, Loung Ung, që risjell kërkesën e saj për mbijetesë si fëmijë në mes të ngritjes së regjimit të frikshëm të Khmer Rouge në vendin e saj.  

Fëmijët e Jolie e shoqëruan atë ndërsa promovoi filmin në Toronto Film Festival. Pax gjithashtu punoi si fotograf në set për filmin.

Pasi kërkoi divorc nga Brad Pitt, që u ndoq nga një ndarje shumë e mediatizuar, Jolie doli nga dritat e vëmendjes për t’u përqendruar te familja, por pas një viti shërimi në shtëpi, ajo thotë që ndihet “pak më e fortë” dhe fëmijët kërkojnë të dalin.

“Kam ngjitje dhe zbritje, por mendoj që jam pak më e fortë. Ne të gjithë kemi kohët tona të vështira, por si mama ke dhe përgjegjësinë së pari dhe mbi të gjitha kundrejt fëmijëve. Nuk kam punuar për një vit sepse më donin në shtëpi. Kemi qenë të gjithë pak të mbyllur. Tani janë gati për të dalë në botë sërish”, ka thënë aktorja.

Nga fjalët e djalit të madh, kuptojmë që ata e kanë vlerësuar dhe kuptuar barrën e madhe të mamasë. /RC

Share With:
Translate »
857 Views