Flasin gjinekologët ”Këto janë 6 gabimet më të shpeshta që bëjnë gratë para e pas lindjes”

Sipas mjekëve, nënat duhet të dinë se disa nga gjërat që ato bëjnë në momentin e lindjes janë të papërshtatshme, dhe konkretisht:

Paraqiten shumë herët në spital. Sipas tyre në më të shumtën e rasteve këto nëna kanë nevojë për ndërhyrje pasi gjërat nuk ecin shumë shpejt. Kur flasim për ndërhyrje nuk e kemi fjalën vetëm për ndërhyrje kirurgjikale, por edhe plasje të ujërave në mënyrë artificiale etj.
Fillojnë të hanë ushqim në fazën aktive të lindjes. Kjo është e rrezikshme pasi mund të nevojitet një operacon urgjent dhe në rast të tillë stomaku i gruas duhet të jetë bosh.
Gruaja ecën shumë edhe pse nuk është ende në fazën aktive. Kjo mund të jetë me rrezik pasi nuk do të ketë më fuqitë e duhura në momentin kur do t’i nevojiten.
Fillojnë të shtyjnë shumë shpejt. Kjo duhet të ndodhë vetëm në momentin që ndihet nevoja urgjente për të shtyrë.
E mban frymën. Kjo shpesh ndodh për shkak të ankthit që ndien. Kjo do të ketë efekte negative në lindje pasi do të vonojë kohën e daljes së bebit, do të rriten rrahjet e zemrës etj.
Nuk lëvizin nga vendi. Në këtë rast kontraksionet do të jenë më të dhimbshme, por nuk do të vendoset në rrezik jeta e nënës apo e bebes.
Nuk pranojnë të operohen edhe kur jua kërkon mjeku. Në këtë rast do të rrezikohet jo vetëm jeta e fëmijës por edhe e tyre, sepse mjeku e di më mirë se kur duhet të kryhet kjo ndërhyrje./BURIMI ”PËR NËNAT”

Share With:
Translate »
1234 Views