Flet 14 vjeçarja që u bë ‘mollë sherri’ për vrasjen në Elbasan: Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë! Mikelin e kisha më shumë se shok

14-vjeçarja, e cila u bë ‘mollë sherri’ për krimin që ndodhi të shtunën në Elbasan, ku u vra Florenc Kovaçi, nga vëllai i saj, thotë se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë.

Ajo tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit. Ajo tregon se i kishte treguar familjes rreth të gjithë gjërave, por pranon se i kishte kthyer shpinën atyre.

‘E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kapa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar. Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes.’- tha ajo për TCH.

 

Share With:
Translate »
162 Views