Flet psikologia: Nëse u jepni fëmijëve smartphone është si t’u jepni një gram kokainë
Nëse u jepni fëmijëve tuaj një smartphone është “si t’u jepni një gramë kokainë”. E ka shpjeguar për The Independent Mandy Sailgari, një psikologe e varësive të përhershme dhe marrëdhënieve familjare. Dr. Saligari është shefe e Klinikës së Rehabilitimit Harley Street Charter dhe dy të tretat e pacientëve të saj janë djem të moshës 16 deri 20 vjeç, por shumë janë edhe më të rinj. Gjatë dekadës së fundit, numri i adoleshentëve të ndihmuar nga kjo strukturë është rritur në mënyrë eksponenciale. “Gjithmonë them se nëse i jepni një fëmije të vogël një smartphone ose tabletë është sikur t’i jepni një shishë vere ose një gram kokainë”, thotë terapistja, duke paralajmëruar prindërit për rreziqet e rrjeteve sociale. Shumica e pacientëve të saj janë vajza ndërmjet moshës 13 dhe 15 vjeç, të përfshira në të ashtuquajturën “sexting”: dërgimi i imazheve seksualisht eksplicite, përmes celularit të tyre. “Shumë vajza në veçanti janë të bindura se dërgimi i një fotoje lakuriq përmes smartphone-t të tyre është gjë normale,” thotë psikologia. Pak ditë më parë kishte hapur shumë diskutime lajmi për ekzistencën e një qendre detoksifikimi për smartphone dhe pajisje elektronike për adoleshentët amerikanë. Struktura ndodhet pranë Seattle dhe ofron ndihmë për të rinjtë që kalojnë shumicën e ditës para video-lojërave ose në internet. “Pse i kushtojmë më pak vëmendje këtyre gjërave, sesa drogës apo alkoolit?”, vazhdon Mandy Saligari. “Të bindësh adoleshentët që të braktisin telefonin e tyre të mençur është shumë e komplikuar, për ta është një dorë e tretë, por nuk mendoj se është e pamundur, shkollat që u kërkojnë të rinjve të kalojnë kohë larg telefonit të tyre janë të shkëlqyera. Ju mund të mësoni vetëdisiplinimin e fëmijëve tuaj, “përfundon doktoresha.