Flutura Açka, tregon përjetimet “Birit”: Pengu im i madh që më bën akoma të qaj

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka tregoi sot përjetimet e librit “Biri”, të cilin ia ka kushtuar djalit të saj që nuk jeton më.

Në një intervistë për News24, shkrimtarja foli për ndjenjën gërryese që kishte përjetuar lidhur me dilemën nëse duhej ta botonte apo jo këtë libër, pasi siç tregon ajo i dukej “pabesi”.

“Më dukej sikur po bëja një ‘pabesi’, që merresha me një gjë që ishte aq e madhe e kishte bërë kthesë në jetën time. Kur dalë në studio, dal si shkrimtare, jo si nënë që ka nevojë t’i qahet lexuesit”, tha Açka.

Shkrimtarja gjithashtu iu drejtua qytetarëve duke iu kërkuar të jenë njerëz të mirë dhe ta jetojnë jetën bukur, pasi e keqja është e pavlerë, ndërsa shtoi se një nënë që humb fëmijën e saj nuk duhet gjykuar kurrë, pasi ajo nuk i përket më kësaj bote.

“Asnjëherë nuk duhet gjykuar prindi që ka humbur fëmijën, pasi ai nuk i përket më kësaj bote. Nuk duhen gjykuar kurrë. Kam pengje, dhe pengu im i vetëm është rinia e tij. Edhe kur qaj, qaj për rininë e tij. Jeta ime është ridimensionuar. Vdekja ka marrë tjetër dimension, vdekja është sovranja ime, sepse më ka marrë gjënë më të shtrenjtë”, shtoi më tej Açka.

Share With:
Translate »
416 Views