“Foshnja nuk mbijetoi”, pasi babai shqiptar rreh mjekun i thonë se fëmija gëzon shëndet të plotë
Një ngjarje e pashpjegueshme ka ndodhur në maternitetin e Gjilanit. Më datë 24 shtator, një foshnje ka ardhur në jetë në këtë maternitet.
Ka qenë burri ai që ka çuar bashkëshorten e tij për të lindur në spital, por diçka krejt e pazakontë ka ndodhur pasi mjeku ka dalë nga salla.
Ai i ka thënë burrit se foshnja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Në gjendje të rëndëuar psikologjike, burri ka goditur mjekun në ambientet e spitalit.
Mirëpo, pasi ka qëlluar mjekun dhe një xham, nga ku ka marrë edhe lëndime në duar, babai i foshnjës është lajmëruar se fëmija është gjallë. Më pasi i është thënë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, sikurse edhe nëna.
Situatë e pashpjegueshme, e cila do të sqarohet me detaje më tej nga policia.
Njoftimi i policisë:
Me 24 shtator 2019, rreth orës 13:30, policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në Spitali regjional reparti i Gjinekologjisë këtu në Gjilan ka ndodhë një incident.
Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte në spitalin rajonal këtu në Gjilan reparti i Gjinekologji duke e prite lindjen e fëmijës pasi qe bashkëshortja e tije ishe ne sallën e lindjes, ishte njoftuar nga mjeku përgjegjës se fëmija i kishte vd.ekur.
Ne atë moment i dyshuari me te marrë informatën nga mjeku e godet mjekun ku i shkakton lëndime të lehta trupore, po ashtu i dyshuari në shenjë revolte godet një xham te zyrës se repartit dhe e thenë te terin ku i shkakton vetes lëndime.
Gjatë marrjes së deklaratave nga stafi mjekësorë jemi njoftuar se fëmija është lindur i gjalle dhe është ne gjendje te mire shëndetësore dhe nëna është po ashtu mirë .
Lidhur me rasti janë intervistuar mjeku, i dyshimti dhe dëshmitar tjerë që kanë qenë prezent. Rasti “Sulm ndaj personit zyrtar