Sara Hoxha zbulon foto të papublikuara më parë, pamjet e dasmës pjesë e revistës së njohur

Sara Hoxha ka zgjedhur të kujtojë sot momentin më special, kur kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Ledion Liço në martesë, në një ceremoni fantastike në liqenin e Como-s në Itali.

Ajo ka publikuar disa video në ‘Instastory’ ku ka treguar se fotot nga ceremonia e martesës janë bërë pjesë e revistës së njohur ‘Wedding Style’. Duke shfletuar dallohen momente të ndryshme të ceremonisë, ku Ledioni, Lori dhe miq të afërm të familjes vallëzojnë. Ndonëse më parë vetë Sara ka publikuar shumë pak foto nga dasma, duket se kësaj here ka zgjedhur të ndajë diçka më shumë me ndjekësit e saj.

Kujtojmë se dasma e Hoxhës dhe Liços bëri bashkë jo vetëm njerëzit më të afërm të tyre, por dhe emrat më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, të cilët nuk munguan në ditën më të rëndësishme të çiftit.

Share With:
Translate »
438 Views