FOTO/ Djali i vogël i David and Victoria Beckham del publikisht me partneren e re, këngëtaren 10 vite më të madhe

Cruz, 19 vjeç, është djali më i vogël i David dhe Victoria Beckham. Por këtë herë nuk ka qenë mbiemri ai që e ka vënë 19-vjeçarin në qendër të vëmendjes, por romanca e re.

Cruz Beckham është në një lidhje të re dashurie me këngëtaren gjermano-braziliane Jackie Apostel. Çifti është përfolur për lidhjen e tyre që në pranverë, por së fundmi ata bënë daljen e parë publike në Javën e Modës në Paris për të mbështetur Victoria Beckahm.

Jackie Apostel u pa në reshtin e parë në PFW ku dukej se familja Beckam i ka dhenënë një rëndësi të veçantë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjithashtu diferenca në moshë mes të dahsurve, pasi këngëtarja është 9 vite më e madhe se djali i Beckham-ve.

Nuk është çudi që talentet muzikore të Jackie-t kanë tërhequr vëmendjen e Cruz-it, duke pasur parasysh ambiciet e tij në industri.

Share With:
Translate »
26 Views