Sophie Truner flet për sfidat e të qenit nënë beqare: “Gjykohesh për gjithçka”

Pas finalizimit të divorcit mes saj dhe ish-it Joe Jonas, Sophie Turner ka folur për betejën e përditshme të të qenit një nënë beqare. Në një intervistë për The Sunday Times, aktorja e “Game of Thrones” bëri një krahasim mes jetës së saj reale dhe rolit në serialin e ri “Joan”, ku ajo është protagoniste dhe ku duket se përcjellë një copëz nga jeta e saj e vërtetë.

Filmi portretizon një grua, në rolin e drejtueses së një organizate kriminale në vitet ’80 që detyrohet të largohet nga një marrëdhënie abuzive për t’u kujdesur për vajzën e saj 6-vjeçare.

Sophie Truner flet për sfidat e të qenit nënë beqare:

“Nëse nuk do të kisha qenë nënë, nuk e di nëse do të kisha qenë në gjendje të sjell të njëjtën energji dhe origjinalitet me të cilin punova për këtë rol,” thotë ajo, duke shtuar se jeta e saj si nënë beqare është një luftë e përditshme.

“Është kaq e bukur që të shohësh një nënë që lufton vërtet çdo ditë për vajzën e saj. Për mua, ka shumë rëndësi që fëmijët të shohin se sa fort punojnë prindërit për ta,” vijon aktorja.

Turner foli edhe për faktin se xhirimet e filmit erdhën në një moment të vështirë në jetën e saj, ku procesi i divorcit nga Joe Jones ka pasur një ndikim të madh.

Sophie Truner flet për sfidat e të qenit nënë beqare:

FOTO: Getty Images

“Nga dëshpërimi vjen edhe vullneti dhe ambicia,” shtoi ajo. “Seriali erdhi në një moment të jetës sime ku duhet të isha ambicioze dhe duhet të kisha vullnet për të dalë kundër të gjitha forcave dhe paragjykimeve,” thekson Turner.

Sipas saj, nënat gjykohen për çdo gjë që bëjnë jashtë mëmësisë dhe prindërimit.

“Të qenit mama vjen edhe me shumë doza turpi dhe gjykimi, sidomos kur je një nënë beqare. Ti gjykohesh se punon shumë, se rri gjatë larg fëmijëve; gjykohesh pse rri në shtëpi dhe nuk punon…Me pak fjalë për gjithçka dhe kjo qasje duhet të ndryshojë sepse ne jemi jo vetëm gra dhe nëna, por edhe persona publikë,” përfundon ajo.

Ndërkohë, Sophie është në një lidhje me aristokratin britanik Peregrine Pearson, ndërsa Jonas është shfaqur shumë i afërt me aktoren Laila Abdallah në Greqi.

Sophie Truner flet për sfidat e të qenit nënë beqare:

Share With:
Translate »
28 Views