Foto e fundit e Matinit, sapo na ëmbëlsoi ditën

Nusja më e përfolur e estradës, Learta Jakupi vetëm pak javë më parë u bë nënë për herë të parë. Learta e Kushtrimi u bënë prindër të një djali të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Matin. Ardhja në jetë e Matinit të vogël ka gëzuar të gjithë familjen Salihu. Urime e dhurata të shumta ka marrë Learta për Matinin e vogël. Ndërkohë Learta si një nënë shumë e përkushtuar po kujdeset që djalin e saj ta mbajë larg medieve. Por profili i saj në instagram është zbukuruar tani me imazhe të djalit, ndonëse ende nuk ka publikuar ndonjë fototgrafi ku shihet fytyra e vogëlushit. Learta së fundmi ka publikuar një foto ku përsëri nuk i shihet fytyra djalit. Në këtë foto shihet vetë pak trupi i Matinit dhe një mbajtëse për biberon e cila ka shumë detaje si emrin e tij Matin, datën e lindjes, të duan Mami&Babi dhe një pjesë ku shkruan “MashaAllah”. 

 

Share With:
Translate »
763 Views