FOTO/ Florida, vogëlushja lind me maskën e ‘Batman’
Një vogëlushe nga Florida, ka lindur me një shenjë në fytyrën e saj, që i ngjan një maskë “Batman”, por së shpejti do të udhëtojë drejt Rusis me shpresën për të marrë një trajtim novator për gjendjen e rrallë të lëkurës.
Luna Fenner lindi me një nevus kongjenitale melanocitike, “një gjendje e lëkurës e karakterizuar nga një copë lëkure anormalisht e errët dhe jo kanceroze (nevus), që është e përbërë nga qeliza prodhuese të pigmentit të quajtur melanocitet”, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë, raporton Fox News.
Zakonisht i pranishëm gjatë lindjes ose menjëherë pas saj, nevus i cili mund të jetë kudo në trup, rritet me një ritëm të njejtë me fëmijën.
Zakonisht me ngjyrë të zezë, nevus mund të jetë i sheshtë, por gjithashtu mund të jetë ose me gunga. Rritja e tepërt e qimeve të nevus është gjithashtu e zakonshme.
Personat e prekur mund të ndiejnë ankth ose stres emocional për shkak të ndikimit që nevusi mund të ketë në pamjen dhe shëndetin e tyre.
Fëmijët të lindur me nevus melanocitik, mund të zhvillojnë probleme ose sjellje emocionale, thotë Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë.