FOTO/ Georgina bën tatuazhin prekës, 6 muaj pasi humbi njërin prej binjakëve

Gjashtë muaj pasi humbi një nga binjakët që priste të sillte në jetë, Georgina Rodriguez ka vendosur të bëjë një tatuazh pikërisht për të përkujtuar gjithmonë djalin që nuk e mbajti kurrë në krahët e saj.

Modelja, e cila bashkëjeton me Cristiano Ronaldon, ishte në pritje të binjakëve, por më 18 prill, vetë sulmuesi portugez njoftoi se bebi djalë nuk ia doli të jetonte pas lindjes, ndërsa vajza mban emrin Bella Esmeralda.

Vetë Georgina ka zbuluar foton e tatuazhit të ri në Instagramin e saj, teksa është pikërisht spanjolli Berni, ai që po e pikturon atë në krahun e majtë të partneres së Cristiano Ronaldos.

Nga Ekrani i laptopit, duket se ajo po pikturin nje engjell ne qiell dhe nje te toke, qe personifikojne vajzen qe shpetoi dhe djalin qe u ngjit ne qiell….

Share With:
Translate »
144 Views