Foto ku Xhenslia prek barkun e rrumbullakosur është më e bukura e dasmës

Festa e beqarisë së Xhensila Myrtezajt ku peizazhi marin zbutej nga penjuarët rozë, gotat e shampanjës, torta, tullumbacet, përcillte ndjesi shumë të këndshme, veçanërisht te vajzat që po bëhen gati të martohen…por nuk mbaroi me aq. Spektakli femëror i nuses së bukur dhe shoqeve të saj është zhvendosur në pyll për fotot zyrtare… Xhensila duket mahnitëse me dy fustanet e bardhë që ka vendosur të veshë në këto foto, ndërsa për shoqërueset ka zgjedhur një mente të lehtë që të kujton kremin e cupcake-vë në një ëmbëltore franceze. Mes vajzave është motra e Xhensilës, Alba, motra e Besit, Ana, mikesha e saj, Drilona Boçi e cila i organizoi festën e beqarisë dhe dy mikesha që janë shtatzënë…Fotot e djemve, ato që publikoi Besi dje, mund të jenë shumë argëtuese, por ku ka foto më emocionuese sesa këto të vajzave… Sidomos kur foto ka më shumë jetë sesa duket…

Share With:
Translate »
2100 Views