Ndryshmet që do të pësojë familja mbretërore me lindjen e fëmijës së tretë të Kate dhe William

Ardhja në jetë e fëmijës së tretë të Kate dhe prince William do të sjellë ndryshme në rendin aktual të trashëgimisë. Pavarësisht nëse do të jetë djalë apo vajzë, ky fëmijë do të shtyjë nga froni princ Harry-n, . Një ndryshim i ligjit në vitin 2013 para lindjes së prince George, bëri që anëtarët meshkuj të familjes mbretërore nuk i zënë vendin motrave më të mëdha. Rendi aktual i është Princi Çarls, Princi Uilliam, Princi Xhorxh, pasuar nga Charlotte dhe Harry. Kjo do të thotë që Charlotte do të mbetet e katërta në përputhje me fronin, pavarësisht nëse fëmija që pritet të lind do të jetë djalë apo vajzë. Ligji për trashëgiminë mbretërore u nxitua të kalonte në  parlament  pas njoftimit se Kate ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë në 2012. Ndryshimi i ligjit u bë për të siguruar që fëmija i parë William dhe Kate të ishte trashëgimtari i radhës pavarësisht gjinisë së tij. Gjithashtu me ndryshimet e reja, të gjithë anëtarëve që martohen me një katolik romak skualifikohen nga trashëgimia, si dhe të gjithë personat që kanë kaluar brezin e gjashtë të familjes mbretërore nuk kanë nevojë për të kërkuar miratimin e monarkut për t’u martuar.

Share With:
Translate »
1004 Views