FOTO/ Një jetë në skenë, “Polati” nxjerr si rrallëherë fëmijët e tij të vegjël në publik

Necati Şaşmaz, është aktori i famshëm turk, që njihet në Shqipëri e shumë vende të tjera të botës si Polat Alemdar. “Lugina e uqërve” ka qenë seriali i cili në Turqi ka arritur rekorde duke boshatisur rrugët e qyteteve në orarin e transmetimit

Aktori ka zgjedhur gjithmonë të mbajë jetën private hermetike nga mediat dhe vëmendja publike. Prandaj kur Necati zgjodhi të thyente rregullat dhe të publikonte një foto për herë të parë me fëmijët e tij, publiku u surprizua.

Necati Şaşmaz, është 52 vjeç dhe djali i tij i madh është 10 vjeç.

Djemtë e tij, Ali Nadir dhe Yusuf Emir kanë lindur nga martesa me Nagehan Khashoggi, që përfundoi në një divorc me skandale.

Aktori akuzonte partneren se ka përfshirë djalin e tyre në një sekt çnjerëzor fetar. Pas bujës së divorcit, “Polati” ka bërë një shkëputje prej vitesh nga ekrani

Share With:
Translate »
27 Views