“Foto sa një thesar”, tek ky pozim i Herës do të shihni të gjithë fëmijët tuaj

Dalja e saj më e fundit në ekran ka prekur zemrat e të gjithëve. Këngëatra dhe sipërmarrësja e njohur  Rezarta Shkurta në një intervistë të para disa ditëve në një Intervistë për Top Channel ka treguar se si vogëlushja e saj përjetoi arrestimin e të atit.  Prej më shumë se një viti bashkëshorti i Rezartës, Ermal Hoxha u arrestua nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Vogëlushja e tyre edhe pse  ende shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po ndodhte me familjen e saj, ra reaguar në një mënyrë të çuditshme. Për një kohë të gjatë Hera nuk dëshironte të ushqehej dhe fliste shumë pak. Me anë të një fotoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale ajo na ka zbuluar një tjetër të fshehtë të vajzës së saj. Si pjesa më e madhe e të gjithë fëmijëve Hera kishte zakonin të mbante në gojë gishtin e madh. ‘Foto sa një thesar për mua…Herushi 1 vjeç gjente skuta për të shijuar gishtin te goja’ shkruan Rezarta krah fotos së vogëlushes së saj. Kjo foto e Herës kaq e bukur të ngroh zemrën

Share With:
Translate »
734 Views