Fotografia e parë pas lindjes, kështu duket Rihanna

Rihanna është fotografuar për herë të parë që kur mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin, A$AP Rocky javën e kaluar. Këngëtarja 34-vjeçare është parë duke bërë një shëtitje në West Hollywood të mërkurën, pas lajmeve se solli në jetë një djalë më 13 maj.

Krijuesja e hitit “Rude Boy” kishte veshur rroba të gjera. Ajo dhe Rocky nuk e kanë konfirmuar ende lajmin se janë bërë prindër. Kujtojmë që Rihanna zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në Janar. Gjatë shtatzënisë, ajo është kritikuar shumë për mënyrën e të veshurit.

“Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane dhe nuk do të bëj atë që më ka imponuar shoqëria. Në të kaluarën, kur shihja gra se si visheshin gjatë shtatzënisë, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej.

Sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Kështu krijoj ide dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë.”, tha këngëtarja pak kohë më parë.

Share With:
Translate »
122 Views