Fotografitë unike që ju tregojnë çfarë janë në të vërtetë infermieret

Kur fotografja Katie Lacer nisi të fotografojë çaste nga laboratori i spitalit, para, gjatë dhe pas lindjes, vuri re çfarë pune bëjnë në të vërtetë infermieret. Por ajo kurrë nuk mendoi se fotot e saj do të bëhesh aq virale në mediat sociale.

Lacer shpjegoi më vonë si i lindi ideja t’i bënte ato publike.

Unë thjesht kam qenë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Për mua anonimati flet më shumë në këto foto. Fotot kanë “ngrirë” infermieret duke kapur këmbët e nënës apo të foshnjës, në çdo spital. Kushdo që ka mirëpritur një fëmijë në jetë, e di sa magjik është ai moment, por edhe ne të tjerët mund ta kuptojmë këtë gjë pasi e shohim”.

Seria e fotografive filloi të shpërndahej me shpejtësi marramendëse kur një nga miqtë e Lacer në Facebook ndau një nga fotot e saj duke falënderuar infermierët për gjithçka që bëjnë.

“Jam e emocionuar që kam marrë reagime dhe komente të mahnitshme. Qëllimi im përfundimtar si fotografe është t’i bëj njerëzit të ndiejnë diçka, dhe unë mendoj se këto imazhe e bëjnë këtë. Realisht, këto foto tregojnë vërtet sa shumë histori dhe emocion ka lindja e një fëmije…”

Share With:
Translate »
496 Views