Vajzën dhe partnerin nuk i publikon kurrë, por sonte Soni Malaj e theu rregullin

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka disa vite që po shijon romancën e saj me Klevin, një djalë i panjohur për publikun.

Këngëtarja është përpjekur që partnerin e saj ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike, pavarësisht se Klevi e shoqëron gjithmonë në eventet e rëndësishme.

Soni ka treguar se lidhja e tyre është e fortë dhe është zgjedhja e të dyve që të mos e bëjnë publike.

Megjithatë, mbrëmjen e sotme këngëtarja ka bërë një përjashtim.

Për herë të parë ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet pranë tij dhe duken kaq të mirë.

Klevi dhe Soni kanë gati katër vite bashkë dhe pak kohë më parë në media u tha se ata janë fejuar.

Share With:
Translate »
827 Views