“Fotoja e mësimit në lokal, montazh”, prindërit dhe nxënësit nxjerrin blof Kushin

-Zhvillimi i mësimit në lokal për klasën e parë dhe të dytë në fshatin Babicë krijoi jo pak shqetësim por edhe debate në politikën shqiptare.

Ishin mësuesit ata që pranuan rreth një javë më parë se mësimi në lokal është zhvilluar në marrëveshje me prindërit, kjo për shkak të rikonstruksionit të shkollës.

ABC ka shkuar sërish sot në fshatin Babicë dhe fëmijët e klasës së parë dhe të dytë, bashkë me prindërit ee tyre konfirmuan zhvillimin e mësimit në lokal në lokal një javë më parë duke nxjerr blof ministrinë  e Arsimit e cila e mohoi një gjë të tillë.

Mësimin e zhvillojnë në shkollë tani kurse një javë më parë është zhvilluar në lokal. Ishte një zhgjidhje e mirë, sepse më mirë mësim në objekte private sesa në lokal”, tha mamaja e një nxënësi të klasës së dytë.

Kjo është situata këtë të enjte në shkollën e Babicës, ku aktualisht edhe klasa e parë edhe klasa e dytë prej një jave kanë nisur mësimin në bankat e shkollës, tashmë të ristrukturuar, ndërsa fjalët e të vegjëlve dhe të prindërve të tyre, janë kundër fjalës së ministres së Arsimit Evis Kushi.

Share With:
Translate »
32 Views