Pse fotoja e Messi-t me Lamine Yamal foshnjë u bë kaq virale?

Një foto e idhullit të tifozëve të Barcelonës, Lionel Messi, duke “bekuar” një fëmijë vite më parë është bërë virale në rrjetet sociale. Rastësia deshi që bebi në fjalë të ishte ylli i ri i Spanjës: Lamine Yamal.

Në foto shfaqet Messi në rini, flokëgjatë dhe i qeshur, diku te 20 vjeç asokohe duke luajtur në një vaskë me ujë me një bebe të vogël, teksa e ëma e lan.

“Fillimi i dy legjendave” shkroi babai i Lamine, Mounir Nasroui, i cili postoi i pari foton.

Ndjekësit lanë komente duke thënë se Messi po “bekonte” të riun dhe “po ia kalonte fuqitë e tij” 16-vjeçarit që bëri debutimin me FC Barcelona në moshën 15-vjeçare.

Fotoja e Messi-t me Lamine Yamal foshnjë bëhet virale

Fotografia u shkrep në dhjetor 2007 – kur Yamal ishte pothuajse gjashtë muajsh – si pjesë e një kalendari për vitin 2008 që gazeta SPORT bëri me UNICEF.

Ashtu si Messi, edhe Yamal – që është një nga futbollistët më të komentuar të Euro 2024 – u formua si futbollist në akademinë e famshme La Masia, së cilës iu bashkua kur ishte shtatë vjeç.

Komenteve që e krahasojnë me Messi-n, Yamal u është përgjigjur: “Messi është lojtari më i mirë në histori. Të krahasohesh me të është e pabesueshme, por askush nuk mund të krahasohet me të. Shpresoj të kem gjysmën e karrierës që Messi ka pasur”.”

Share With:
Translate »
87 Views